SPORT, 25 Dhjetor 2021, 20:41

Sherif Kallaku mbetet në Superiore, zbulohet klubi i ri i fantazistit

Sherif Kallaku mbetet në Superiore, zbulohet klubi i ri i fantazistit

Pas gjashtë muajve në huazim te Teuta, Sherif Kallaku do të mbetet në Superiore, pasi Lokomotiva e Zagrebit ka vendosur ta huazojë sërish për gjysmën e dytë të sezonit, por tashmë jo më te kampionët e Shqipërisë, por te Laçi që aspiron të fitojë titullin në këtë sezon.

Për Kallakun bëhet fjalë për një rikthim në Kurbin në skuadrën ku u bë i njohur si futbollist në Kategorinë Superiore.

Kallaku ishte pjesë e Laçit në sezonin 2017-2018, ku u aktivizua në 27 ndeshje, 11 prej tyre si titullar.

Me një si Kallaku në ekip, Laçi i Mirel Josës do të ketë më shumë shanse, për të arritur objektivin madhor në këtë sezon.