SPORT, 25 Dhjetor 2021, 15:40

Barcelona shumë aktive në merkato, prioritet një mbrojtës holandez

Barcelona shumë aktive në merkato, prioritet një mbrojtës

Operacioni De Ligt po merret në konsideratë seriozisht nga Barcelona. Janë të sigurt katalanasit e "Sport", gazetë historikisht shumë pranë klubi blaugrana, sipas të cilës gjithsesi është e vështirë që ky operacion të konkretizohet që në janar.

Një hipotezë kjo pothuajse e pamundur për shkak të pagës së lartë të mbrojtësit. Diskutimi është ndryshe për në verë, me Juventusin që po mendon shitjen e lojtarit për të investuar më pas për sulmin.

Dhe njëkohësisht çmimi do të ishte shumë më i ulët nga sa parashikohet në klauzolën e lirimit prej 120 milionë eurosh.

Një informacion ky që sipas “Sport”, Barcelona e ka marrë nga Mino Raiola, agjenti i mbrojtësit me të cilin është takuar në Torino, ndërkohë që katalanasit nga ana e tyre po mendojnë një plan për të bërë të mundur afrimin e qendërmbrojtësit holandez. Largimi i Coutinhos ndërkohë hap mundësinë e një përforcimi klasi dhe De Ligt është që tani në listën e Barcës.