SPORT, 25 Dhjetor 2021, 13:06

Arthur i ofrohet Arsenalit, Conte tenton të “plaçkitë” te Juventusi

Arthur i ofrohet Arsenalit, Conte tenton të

Juventusi është i hapur për të bërë disa lëvizje në janar. Drejtuesit e bardhezinjve po tentojnë të sistemojnë brazilianin Arthur.

Mediat italiane raportojnë se së fundmi mesfushori i marrë nga Barcelona i është ofruar Arsenalit, ndërsa më parë ishte lakuar për t’u përfshirë në operacionin e transferimit të Mauro Icardit në Torino.

Nëse dështon që Arthur të largohet, atëherë te Juventusi do e mendojnë shitjen e Weston McKennie.

Amerikani mund të sjellë në arkat e klubit 25 milion euro dhe Antonio Conte e do mesfushorin te Tottenham, ndërsa bardhezinjtë duan para që të investojnë për një sulmues.