TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona bën goditjen e madhe për merkaton e janarit. Ferran Torres mund të konsiderohet afrimi më i ri i Barcelonës.
Edhe pse në vështirësi serioze ekonomike, drejtuesit e klubit blaugrana kanë kënaqur kërkesat e Xavi Hernandez duke mbyllur marrëveshjen me Mançester Sitin për sulmuesin premtues spanjoll.
Akordi është arritur mbi bazën e 55 milionë eurove plus bonuset ndërkohë që 10% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e Valencias. Shifra e mbylljes së operacionit është larg 70 milionë eurove që Guardiola dhe Siti kërkonin fillimisht për kartonin e Ferran Torres.
Sezonin e shkuar spanjolli 21-vjeçar ishte një lojtar kyç për "Citiziens", ndërkohë që gjatë këtij sezoni është aktivizuar pak edhe për shkak të një dëmtimi.