SPORT, 24 Dhjetor 2021, 20:06

Rekordi i radhës/ Askush si Interi në Europë, lë pas Mançester Sitin

Rekordi i radhës/ Askush si Interi në Europë, lë pas

Simone Inzagi po zhvillon një punë të shkëlqyer në stolin e Interit. Kampionët në fuqi kryesojnë Serinë A me 4 pikë më shumë se Milani dhe pas disa vitesh ia dolën të kualifikohen në 16 skuadrat më të mira të Champions League.

Liverpuli është rivali i ardhshëm i Interit në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, teksa skuadra e Inzagit po zhvillon një futboll më të bukur se ai që luante me Konten.

Skuadra po shfaqet solide dhe rekordet e vendosura në vitin 2021 kanë qenë disa. I fundit lidhet me mbrojtjen e ekipit zikaltër. Interi e mbylli vitin me fitoren 1-0 ndaj Torinos, që ishte ndeshja e gjashtë radhazi pa pësuar gol.

Askush më mirë se Interi në sezonin 2021/2022 në kontinentin e vjetër në lidhje me “ndeshjet pa pësuar gola”, duke lënë pas Mançester Sitin e Pep Guardiolës me pesë ndeshja radhazi pa pësuar gol.