SPORT, 25 Tetor 2023, 20:33

Skuadra e Simeones kërkon kreun e grupit, ja si rreshtohen skuadrat e Sëlltikut dhe Atletiko Madridit

Skuadra e Simeones kërkon kreun e grupit, ja si rreshtohen skuadrat e

Atletiko Madrid do të luajë në transfertën me Sëlltikun në orën 21:00 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3-të në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

Miqtë do të kërkojë fitoren për të marrë kreun e grupit E, ndërsa skocezët duan 3 pikët e para.

Simeone ka vendosur ti besojë sulmin të përhershmëve Grizman dhe Morata, ndërsa në mesfushë janë De Pol, Koke, Nigez dhe Galan. 4 mbrojtësit për këtë duel janë përzgjedhur Molina, Saviç, Vitzel dhe Hermoso, ndërsa në portë qëndron gardiani Oblak.