SPORT, 24 Tetor 2023, 23:05

Arsenali triumfon në shtëpinë e Seviljas dhe merr kreun e grupit, dueli tjetër mbyllet në barazim

Arsenali triumfon në shtëpinë e Seviljas dhe merr kreun e grupit,

Kanë përfunduar të dyja sfidat e mbrëmjes në Grupin B të vlefshme për fazën e 3-të në Ligën e Kampioneve.

Arsenali kaloi në avantazh në minutën e fundit para përfundimit të pjesës së parë me Martinelin. Në minutën e 53′ Zhezus dyfishoi shifrat, por festa zgjati pak pasi Sevilja realizoi duke shkurtuar diferencën. Pavarësisht tentativave për të shënuar sërish asnjëra prej skuadrave nuk ja doli dhe kështu u mbyll dueli. Me këtë fitore skuadra e Artetës merr kreun e grupit.

Ndërkohë sfida tjetër mes Lens dhe PSV u mbyll me barazimin 1-1.

REZULTATET

GRUPI B

SEVILJA 1-2 ARSENAL

59′ Gudelj/ 45’+4′ Martineli, 53′ Zhezus

LENS 1-1 PSV

65′ Uahi/ 55′ Bakajoko.