TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liga e Kampionëve vazhdon me raundin e tretë të fazës së grupeve me shumë gjigandë që zbresin në fushë mbrëmjen e sotme.
Në orën 18:45, Barcelona pret Shahtjorin në “Estadio Olimpico”. Katalanasit do të kërkojnë fitoren e tretë në grup për t’u afruar akoma dhe më shumë me kualifikimin.
Po në këtë orë, Lacio e Hysajt luan në transfertën e vështirë përballë Fejnordit, e vlefshme për Grupin E.
Spektakël i garantuar pritet në Grupin e “Ferrit”, në orën 21:00, me Milanin që luan në “Parc des Princes” me PSG-në, teksa po në këtë grupi Njukasëlli kryesues pret Dortmundin.
Në Grupin G, kampionët në fuqi të Mançester Sitit luajnë në transfertën zvicerane përballë Jang Bojs, ndërsa RB Lajpcig do të presë Crvena Zvezdën.
NDESHJET:
GRUPI E
FEJNORD – LACIO 18:45
SËLLTIK – ATLETIKO MADRID 21:00
GRUPI F
PARIS SG – MILAN 21:00
NJUKASËLL – B. DORTMUND 21:00
GRUPI G
JANG BOJS – MAN. SITI 21:00
RB LAJPCIG – CRVENA ZVEZDA 21:00
GRUPI H
BARCELONA – SHAHTJOR 18:45
ANTVERP – PORTO 21:00.