TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti organizator i Premier League me gjasa do të vendosë dënimet më të fundit ndaj Evertonit. Sipas raportimeve angleze, “karamelet” mund të përballen me një dënim prej 12 pikësh për shkeljen e FFP-së.
Siç zbulon “The Telegraph”, klubi ‘blu’ I Liverpoolit, ka shkelur rregulloren financiare të Premierligës në lidhje me transferimet. Në këto kushte organi organizator i ligës po shqyrton mundësinë e heqjes së 12 pikëve nga kampionati aktual.
Everton, nga ana e tyre, mohon kategorikisht se ata kanë shkelur FFP. Nëse Premier League mund t'i vërtetojë akuzat, atëherë Evertonit do t'i hiqen 12 pikë, që do të thotë se "karamelet" do të gjenden në vendin e fundit të renditjes dhe me -2 pikë!