TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dritan Mehmeti është zyrtarisht trajneri i Dinamos.
Tekniku do të drejtojë skuadrën blu pas largimit të italianit Di Biaxho dhe në stafin e tij do të bashkohen edhe Fatjon Tafaj si ndihmës trajner, Ilir Bozhaqi si përgatitës portierësh dhe Korrado Sakone si përgatitës atletik.
“E kisha të thjeshtë vendimin, sepse jam djalë i shtëpisë te Dinamo. Kemi marrë përgjegjësinë për ta ndryshuar situatën, mentalitetin e skuadrës. Të gjithë bashkë do të bëjmë gjithçka për të mirën e Dinamos. Falënderoj presidentin Adrian Bardhi dhe klubin për besimin që më kanë dhënë.
Presidenti jep gjithçka për ekipin, ai dhe tifozët janë pjesa më e pafajshme në këtë situatë. Koha besoj do të na japë të drejtë. Tani është koha të punojmë”, theksoi trajneri Mehmeti mes të tjerash.