SPORT, 24 Tetor 2023, 21:08

Bayerni shpartallon Galatasarayn në fundin e pjesës së dytë për pikët e plota

Bayerni shpartallon Galatasarayn në fundin e pjesës së dytë

Bajerni i Mynihut ka fituar në transfertën ndaj Gallatasarait në duelin e vlefshëm për raundin e 3-të në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 8-të me Koman teksa në të 28-ën Ikardi riktheu baraspeshën falë një penalltie. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Ndërsa pjesa e dytë foli vetëm për bavarezët të cilët shënuan edhe 2 gola. Kejn realizoi në minutën e 74’ dhe Musiala vulosi fitoren në minutën e 79’.

Pas këtij triumfi, Bajerni i Mynihut blindon kreun e grupit A duke grumbbulluar 9 pikë ndërsa Gallatasarai ngelet në vendin e 2-të me 4 pikë.

28′ Ikardi (P)/ 8′ Koman, 74′ Kejn, 79′ Musiala.

 

Bayerni shpartallon Galatasarayn në fundin e pjesës së dytë