SPORT, 24 Tetor 2023, 22:50

ZYRTARE/ 236 gola të shënuar dhe 12 trofe të fituar, sulmuesi i Zvicrës njofton tërheqjen nga futbolli në moshën 33-vjeçare

ZYRTARE/ 236 gola të shënuar dhe 12 trofe të fituar, sulmuesi i

Sulmuesi i njohur i Zvicrës, Mario Gavranoviç, ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë” në moshët 33-vjeçare, teksa ishte pa skuadër që prej muajit qershor.  

Gjatë karrierës së tij, Gavranoviç arriti të realizonte në total plot 236 gola, teksa fitoi 12 trofe. Skuadra e fundit që u aktivizua ishte Kajserispor në elitën e futbollit turk, ku qëndroi 2 sezone.  

Gavranovic më parë ka qenë pjesë e skuadrave si Lugano, Shalke 04, Mainz, Zyrih, Rijeka dhe Dinamo Zagreb, ndërsa numëron edhe 41 paraqitje me përfaqësuesen e Zvicrës dhe 16 gola. 

ZYRTARE/ 236 gola të shënuar dhe 12 trofe të fituar, sulmuesi i