TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria është shumë pranë kualifikimit për të dytën herë në një kompeticion siç është Europiani, teksa mungon vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura në muajin nëntor. Kjo është më e mundur se kurrë falë grupit që trajneri Silvinjo ka krijuar, me emra të rinj apo dhe me ata që kanë qenë dikur.
Por në cilat ekipet aktivizoheshin në 2016-ën yjet kuqezi?
Sulmuesi Jasir Asani ishte pjesë e ekipit të Vardarit në Maqedoninë e Veriut, Nedim Bajrami luante për Grasshopers U-21, dhe moshat e Zvicrës, ndërsa Taulant Seferi me ekipin e dytë të Jang Bojsave. Myrto Uzuni atë sezon shkëlqente tek Apolonia e Fierit, kurse Ylber Ramadani ndau sezonin mes Dritës dhe Partizanit në Superiore. Klaus Gjasula debutoi në moshën 29 vjeç e 8 muaj me Kombëtaren, ndërkohë në 2016 luante në ligat e ulëta në Gjermani me ekipe si Ofenbah apo Shtutgart Kickers. Sa u përket mesfushorëve, Qazim Laçi sapo debutoi me ekipin e parë të Olimpiakosit, ndërsa Keidi Bare luante për skuadrën e dytë të Atletiko Madridit.
Ndërkaq, Gjimshiti, i cili u la jashtë “Euro 2016”, sapo kishte debutuar me Atalantën, ndërsa Ajeti luajti atë sezon me Frozinonen. Ivan Balliu aktivizohej me Metzin në Francë, Veseli te Lugano dhe Ismajli gjysmën e sezonit te Prishtina dhe pjesën tjetër te Hajduk Spliti. Për ta mbyllur me portën, ku përveç Berishës, Strakosha ishte pjesë e Salernitanës i huazuar nga Lacio, ndërkohë Kastrati me Çitadelën.
Mario Mitaj ka qenë te moshat e AEK-ut, Ernest Muçi tek akademia e AF Dinamo e drejtuar nga Ilir Daja, apo Asllani, Broja që luanin me ekipet U-15 apo U-17, të Empolit apo Çelsit. Gjithashtu edhe Marash Kumbulla ka qenë te moshat e Veronës. Dy afrimet e fundit si Arbnor Muja dhe Mirlind Daku ishin në Kosovë, duke luajtur respektivisht për të rinjtë e Trepçës dhe Hajvalisë.
