SPORT, 28 Qershor 2022, 18:07

Mara firmos në Turqi, bëhet shok skuadre me Jurgen Bardhin

Mara firmos në Turqi, bëhet shok skuadre me Jurgen Bardhin

Tashmë gjithçka është zyrtare. Uerdi Mara është zyrtarizuar te skuadra turke e Ankara Keçiorengucu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale, ku turqit i urojnë mirëseardhjen lojtarit shqiptarë.

“Mara mirësevjen në klubin tonë. Të urojmë suksese të mëdha me fanellën tonë”, ka shkruar skuadra turke.

Kujtojmë se vetëm ditën e djeshme, futbollisti korçarë konfirmoi largimin nga Skënderbeu, me të cilët zhvilloi 34 ndeshje këtë sezon.

Mara do të bëhet në këtë mënyrë shok skuadre me ish-mesfushorin e Partizanit, Jurgen Bardhi.