TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është publikuar renditja e re e FIFA-s për skuadrat kombëtare dhe Brazili ka arritur t'i rrëmbejë vendin e parë Belgjikës. Kombëtarja braziliane është ngjitur në kuotën e 1833 pikëve, duke parakaluar Belgjikën që zbret në vendin e dytë me 1827 pikë.
Vendin e tretë në podium e zë Franca, ndërsa pas saj renditen Argjentina, Anglia, Italia, Spanja, Portugalia, Meksika dhe Holanda.
Kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në krahasim me herën e fundit që është publikuar renditja e FIFA-s, pasi nga vendi i 65-të ka zbritur në vendin e 66-të.
Kosova është ngjitur me dy pozicione në renditje dhe aktualisht zë vendin e 107-të në këtë klasifikim, pozicionimi më i mirë në të gjithë historinë e dardanëve.