SPORT, 31 Mars 2022, 17:42

Pjaniç i zbulon sekretin Mesit, ja pse argjentinasi është më i miri në botë për goditjet e dënimit

Pjaniç i zbulon sekretin Mesit, ja pse argjentinasi është

Miralem Pjaniç, në intervistën e fundit për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, është ndalur të flasë për eksperiencën e tij tek Barcelona dhe ish-shokun e skuadrës, Lionel Mesin.

Boshnjaku, i cili është ndër lojtarët më të mirë në botë për realizimin e goditjeve të lira, ka folur në lidhje me diferencat me Mesin në këtë aspekt, dhe sesi argjentinasi e kishte perfeksionuar këtë pjesë të lojës duke u shndërruar në më të mirin e realizimeve të tyre.

“Kur mbërrita tek Barcelona, unë stërvitesha për realizimin e tyre 2 herë në javë nga 30 minuta gjithmonë. Por Mesi nuk e bënte kurrë këtë gjë.

Ndoshta ai kurrë nuk i ushtron ato, por kjo gjë e ka bërë atë të ketë siguri kur është momenti për t’i marrë përsipër ato në fushën e lojës dhe për t’i shënuar”, tha Pjaniç.