TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja zhvilloi një paraqitje të mirë në miqësoren ndaj Spanjës, ndërsa në atë me Gjeorgjinë ishte disi në hije për atë pjesë loje që u aktivizua.
Por jo vetëm këto paraqitje, por ecuria e shkëlqyer me Sauthemptonin në Premier Ligë, si dhe golat e rëndësishëm të shënuar nga sulmuesi, e kanë çuar vlerën e tij dyfish.
Sipas faqes së njohur “Transfermarkt”, vetëm para pak ditësh kartoni i 20-vjeçarit kushtonte 9 milionë euro, ndërsa tani vlera e Armando Brojës ka shkuar në 18 milionë dhe së shpejti pritet që kjo vlerë të rritet edhe më shumë, edhe pse klubi i Çelsit që ka në pronësi sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk do të mjaftohet me këtë shifër.
