TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

FIFA ka zgjedhur kokat e grupeve të shortit për Kupën e Botës në Katar, ende jo të zyrtarizuara, por të sigurta, pasi vendosen në bazë të renditjes.
Pra, së bashku me Katarin, të vendosur në Grupin A, duke qenë vendi mikpritëse (dhe sipas traditës), në vazon 1 do të jenë Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Portugalia.
Në vazon e dytë të shortit do të jenë Gjermania, Holanda, Danimarka, Kroacia, Zvicra, Uruguai, Meksika dhe SHBA.
Tre "X"-et që përfaqësojnë ekipet kombëtare që do të dalin nga play-off e qershorit (Uellsi, Skocia ose Ukraina; Kosta Rika ose Zelanda e Re; Peruja, Australia ose Emiratet e Bashkuara Arabe) do të vendosen në vazon 4, atë teorikisht me ekipet më të dobëta.
Megjithatë, në short do të jetë e sigurtë që nëse tashmë janë dy kombëtare evropiane në të njëjtin grup, skuadra që do të triumfojë mes Uellsit, Skocisë dhe Ukrainës nuk do të përfshihet në atë grup.
View this post on Instagram
VAZO E PARË — Katar, Brazil, Argjentinë, Francë, Portugali, Spanjë, Angli, Belgjikë.
VAZO E DYTË — Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Uruguai, Kroaci, Shtetet e Bashkuara.
VAZO E TRETË — Japonia, Serbia, Polonia, Koreja e Jugut, Maroku, Tunizia, Senegali, Irani.
VAZO E KATËRT — Kamerun, Kanada, Arabinë Saudite, Gana, Ekuador (Skoci / Ukrainë-Uells, Kosta Rika-Zelanda e Re, Peru-Australi / Emiratet e Bashkuara Arabe).