SPORT, 16 Janar 2022, 15:20

Salah kërkon shumë, në dyshim rinovimi me Liverpulin

Salah kërkon shumë, në dyshim rinovimi me Liverpulin

Sipas “The Mirror” është komplikuar situata e rinovimit të kontratës së Mohamed Salah me Liverpulin. Kontrata e sulmuesi egjiptian skadon në vitin 2023 dhe si lojtari edhe tekniku Klop kanë deklaruar më shumë se njëherë se dëshirojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Por sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike, palët janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeje. Ish-lojtari i Romës kërkon një rritje të konsiderueshme të pagës, që klubi nuk është i gatshëm që t’ia japë.

Për 23-vjeçarin kjo mund të jetë kontrata e fundit si profesionist dhe nëse nuk arrin një marrëveshje deri në qershor, Liverpuli mund të vendosë që ta shesë, një vit para përfundimit të kontratës, që të mos ta humbë me parametër zero.

Bisedimet mes palëve pritet që të zgjasin dhe nëse Salah nuk firmos rinovimin, do të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e verës së ardhshme.