TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lacio arriti të marrë një fitore të rëndësishme në trasfertën me Salernitanën (0-3), e cila ndodhet në vendin e fundit.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri e nisi sfidën me një ritëm të lartë, me Çiro Imobilen, i cili në 10 minutat e para shënoi dy gola. Sfida dukej e lehtë për Lacion dhe ashtu ishte, por goli i tretë erdhi nga këmbët e Lazarit në minutën e 66’ për të vulosur çdo gjë.
Thomas Strakosha e mbajti portën e tij të pa prekur, i cili nuk u kërcënua gjatë sfidës. Një lojë e mirë dhe nga Hysaj, i cili nuk stërvitej prej dy ditësh. Nga ana tjetër, Veseli nuk mund të bënte asgjë i vetëm ndaj furisë së Lacios.