TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola, që më shumë ka qenë një fitore për bardheblutë, të cilët u dominuan nga skuadra shkodrane në “Air Abania”.
Sulmuesi kroat i Vllaznisë ka pasur disa raste shënimi, dy mjaft të mira në pjesën e parë dhe më pas në të dytën një herë e çoi topin pranë shtyllës e një herë pranë traversës. Për Tiranën mund të mbahet mend vetëm një rast i Xhixhës.
Krymi gjithashtu rrezikoi në shtesën e së parës, por Bekaj e mbajti rrjetën të paprekur dhe Tirana mori një pikë në Klasiken e Shqipërisë, duke kryesuar me 6 pikë më shumë se Laçi e Kukësi, me këta të fundit që kanë në program të luajnë me Dinamon të mërkurën.