SPORT, 15 Janar 2022, 22:11

FOTO/ Prapaskenat e skandalit në Tirana-Vllaznia, si shpërtheu lufta mes tifozëve dhe policisë

FOTO/ Prapaskenat e skandalit në Tirana-Vllaznia, si shpërtheu lufta

Një incident i shëmtuar, u regjistrua në fundin e pjesës së parë të klasikes Tirana-Vllaznia, që u zhvillua në “Air Albania” dhe përfundoi në barazim pa gola.

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Tiranës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

LSA sjell fotot nga incidentet në "Air Albania".