SPORT, 15 Janar 2022, 23:50

“Djall dhe engjëll”! Gjasula shkakton autogol, por e shlyen me golin e barazimit

“Djall dhe engjëll”!  Gjasula shkakton autogol, por e shlyen me

Mesfushori i Kombëtares shqiptare Klaus Gjasula, ishte protagonist absolut, në barazimin 2-2 që skuadra e tij, Darmshtad, arriti në shtëpi ndaj Karsluhes, në Bundesliga 2.

Gjasula, fillimisht ishte i pafat, ku në minutën e 22-të, shkaktoi autogol në portën e tij. Shqiptari nuk humbi kohë për të shlyer këtë gabim, teksa në minutën e 48-të, pas një harkimi nga këndi, goditi saktë me kokë brenda zonës, duke e dërguar topin në trekëndësh.

Një gol mjaft i bukur ky i mesfushorit të Kombëtares. Ky ishte goli i parë i Gjasulës me fanellën e Darmshtadit. 32-vjeçari është padyshim një nga liderat e mesfushës te skuadra e tij.