SPORT, 16 Janar 2022, 14:09

“Nëse e humb topin, do të të vras”, kërcënimi i Alegrit bën xhiron e rrjeteve sociale

“Nëse e humb topin, do të të vras”,

“Nëse e humb atë top, unë do të të vras”,kështu iu drejtua trajneri Maksimiliano Algeri mesfushorit francez, Rabio, gjatë ndeshjes Juventus-Udineze, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të “Zonjës së Vjetër”.  

Një fjali kjo që u kap edhe nga kamerat e pranishme duke bërë bujë në mediat italiane.

Një komunikim i ashpër ky mes trajnerit dhe mesfushorit, që nxjerr në pah situatën jo fort pozitive në kampin bardhezi.

Mediat italiane qartësojnë se Rabio ishe shumë pranë teknikut italian në momentin që po ndjente presionin e dy lojtarëve të Udinezes nga pas.