SPORT, 8 Gusht 2023, 15:27

Rrezikon regjistrimin në La Liga, blerja e bujshme e Barcelonës mund të largohet pas vetëm një muaji

Rrezikon regjistrimin në La Liga, blerja e bujshme e Barcelonës mund

Ilkaj Gyndogan ishte një nga blerjet më të bujshme të Barcelonës këtë merkato vere, me mesfushorin gjerman që u bashkua katalanasit pas një aventure fantastike me Mançester Sitin.

Gjithsesi duket se tifozët nuk do t’i gëzohen dot këtij transferimi, pasi 32-vjeçari rrezikon regjistrimin në La Liga.

Problemet financiare në klub mund t’i kushtojnë transferimin e Gyndoganit, i cili sipas mediave spanjolle, nëse nuk regjistrohet deri në ndeshjen e parë të kampionatit, atëherë ka të drejtën për t’u larguar nga Barcelona si lojtar i lirë