TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani ka njohur ditën e sotme rivalin që do të ketë në “Play Off” të Ligës së Konferencës nëse arrin që të kalojë letonezët e Valmieras. Të kuqtë do të kenë përballë humbësin e ndeshjes Astana-Ludogorets, ndeshje kjo e vlefshme për turin e tretë të Ligës së Europës.
Të dyja skuadrat kanë qenë pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve dhe duke kaluar turin e parë në këtë kompeticion. Astana u përball në turin e parë të Championsit me Dinamo Tbilisin, aty ku në shtëpi barazoi 1-1 dhe një javë më vonë, fitoi 1-2 në transfertë.
Në turin e dytë, Astana kishte përballë Dinamon e Zagrebit duke u eliminuar pas humbjeve 4-0 në Kroaci dhe 0-2 në shtëpi. Kështu, pas eliminimit në turin e dytë, Astana zbret në turin e tretë të Ligës së Europës dhe në rast eliminimi, luan në “Play Off” të Ligës së Konferencës.
Ndërkohë, Ludogorets luajti me Ballkanin në turin e parë të Championsit. Pasi humbi në Prishtinë 2-0, Ludogorets arriti të kalonte në Sofie, aty ku fitoi 4-0. Në turin e dytë, skuadra bullgare luajti me Olimpija Lubjanën, ku në shtëpi barazoi 1-1 dhe në Slloveni u mund 2-1 duke zbritur në turin e tretë të Ligës së Europës.