SPORT, 6 Gusht 2023, 21:12

Shkëlqeu me skuadrën shqiptare, sulmuesi 23-vjeçar transferohet tek ekipi i Superligës turke

Shkëlqeu me skuadrën shqiptare, sulmuesi 23-vjeçar transferohet

Futbollisti Renaldo Cephas nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Shkupit. Nga ky klub bëjnë të ditur se rrugët e tyre janë ndarë me sulmuesin, ndërsa kanë shprehur edhe faliminderimet për kontributin e tij. 

Cephas do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën e Turqisë në ekipin e Ankaragucu. 23-vjeçari nga Xhamajka, shkëlqeu me skuadrën shqiptare të Shkupit, teksa sezonin e kaluar, në 29 ndeshje në kampionat, arriti të shënonte plot 11 gola. Vlera e kartonit të sulmuesit në “Transfermark” është 600 mijë euro.