SPORT, 7 Gusht 2023, 19:14

E ëndërron rikthimin, arsyet pse Neymar nuk mund t’i bashkohet Barcelonës

E ëndërron rikthimin, arsyet pse Neymar nuk mund t’i bashkohet

Mundësia që Neymar të veshë sërish fanellën e Barçës është forcuar në orët e fundit. Gazetari Mabkhout Al-Marri, personi i parë që njoftoi nënshkrimin e Leo Messit me Inter Miami, siguroi se braziliani dëshiron të kthehet në Barcelonë këtë verë, por e vërteta është se situata ekonomike aty nuk e lejon.

Muajt e fundit në marrëdhënien Neymar-PSG ka pasur ndryshime të shumta rrënjësore. Së pari, gjithçka dukej absolutisht e prishur dhe e vetmja mundësi ishte largimi. Premier League, kthimi në Brazil, apo edhe shkuarja në Arabi ishin disa nga opsionet që po shqyrtoheshin.

Pastaj e kundërta. Mbërritja e Luis Enrique si trajner do të shërbente për afrimin e pozicioneve të palëve. Futbollisti, i emocionuar me ardhjen e trajnerit spanjoll, duket se ka pranuar të vazhdojë në Paris. Klubi, i vetëdijshëm për nivelin që ai shfaqi me asturianin dhe largimin më se të mundshëm të Kylian Mbappe, do të kishte qenë i hapur për vazhdimësinë e tij në skuadër.

Në Paris e dinë se Neymar nuk do të pranojë asnjë destinacion tjetër dhe se do të dëshironte të rikthehej te Barcelona. Për këtë arsye, PSG ia ofroi Barçës si “mjet pazari” për transferimin e Dembélé. Oferta u bë nga parizienët, por Barça e refuzoi plotësisht.

Motivet e refuzimit katalanas? Si fillim, situata ekonomike e klubit dhe paga e papërballueshme e brazilianit. Sado që të ulet paga e tij, do të ishte praktikisht e pamundur të vihej në shinat e “fair play financiar”. Përveç kësaj, Xavi e kupton se për projektin aktual ai nuk është nënshkrimi ideal, megjithëse do të duhet të shihet nëse ndryshon mendje pas largimit të Dembélé.

Neymar është me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij në parasezon me PSG, i vetëdijshëm se klubi po kërkon një rrugëdalje për të me çdo kusht. Ai dëshiron ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025 dhe të mbetet një nga futbollistët më të paguar në botë.