TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jose Mourinho ka shuar zërat për Corriere Dello Sport, duke iu referuar “sirenave” që rrethojnë emrin e tij, dy propozimet joshëse nga Al Hilal dhe Al Ahli dhe se mund të transferohej në Arabinë Saudite.
Ai tha se nuk ka menduar kurrë të largohet nga Roma.
“Nuk kam menduar kurrë të largohem nga Roma. Gjithmonë kam bërë punën time, pa menduar se çfarë do të vijë më pas. Ndjej se ka respekt dhe vlerësim të madh nga njerëzit e ekipit ndaj meje. Kam marrë dy oferta nga Al Hilal dhe Al Ahli, por i kam njoftuar pronarët e skuadrës se nuk do të largohem. Më është dashur të mbaj premtimin që u kam bërë lojtarëve, pas finales së Europa League, por edhe tifozëve. Ishte një nga arsyet kryesore që qëndrova te Roma, por nuk është e vetmja”, pohoi ai.