SPORT, 6 Gusht 2023, 21:53

Dortmund kërkon huazimin e Ekitike, PSG “blindon” francezin

Dortmund kërkon huazimin e Ekitike, PSG “blindon” francezin

Pas një sezoni në huazim te kampionët e PSG, ku arriti të shënojë 4 gola e të dhurojë 4 asistime, bordi i “gjigandëve” të Ligue 1 vendosi të blejë në mënyrë përfundimtare kartonin e sulmuesit, Hugo Ekitike për 35 milionë euro.

Pavarësisht moshës së re dhe faktit që nuk ishte një lojtar “kyç”, në Parisin e sezonit të kaluar, tekniku Luis Enrique duket se ka shumë besim te talenti francez, mirëpo klube të tjera interesohen për shërbimet e 21-vjeçarit.

Më të fundit janë “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, të cilët kërkojnë thjesht huazimin për një sezon të sulmuesit, por duket se PSG nuk ka ndërmend ta lërë Ekitike të shkojë, teksa shihet si një pjesë shumë e rëndëishme e skuadrës për sezonin 2023-2024.