SPORT, 28 Dhjetor 2022, 23:30

Mançester Siti triumfon lehtësisht ndaj Lidsit, dygolësh për Haland

Mançester Siti triumfon lehtësisht ndaj Lidsit, dygolësh

Mançester Siti ka triumfuar 1-3 në transfertë ndaj Lids Junaitid, në kuadër të javës së 17-të të Premier Ligës.

Siti kaloi në epërsi 0-1 në sekondat e fundit të pjesës së parë kur Rodri realizoi në të 45+1'.

Epërsia u dyfishua nga Erling Haaland në minutën e 51-të, i cili u asistua nga Grealish.

Pikërisht ky kombinim erdhi sërishe edhe në minutën e 64-të, kur realizoi sërish norvegjezi.

Vendasit e shënuan golin e nderit në minutën e 73-të nëpërmjet Struijk.

Me këtë fitore, Mançester Siti shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e dytë, pesë më pak se Arsenali që kryeson renditjen.

Në anën tjetër, Leeds gjendet në vendin e 15-të me 15 pikë të grumbulluara.