TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristiano Ronaldo nuk ndryshon mendim për të ardhmen e tij te “djajtë e kuq”. Nëse tekniku gjerman, Ralf Rangnik, qëndron në krye të ekipit, sulmuesi do të largohet.
Sipas “Daily Star”, Ronaldo ka planifikuar një takim me agjentin e tij, Horge Mendez, për të vendosur mbi të ardhmen. Ai ndihet i zhgënjyer nga rikthimi i tij në “Old Trafford”, ku dhe më parë është shprehur kundër trajnerit dhe se do të largohej nëse ekipi nuk kualifikohej për në Ligën e Kampionëve.
Mançester Junajtid po mendon ta zëvendësojë gjermanin, por duket se opsionet e ofruara nuk janë të gatshëm të marrin rolin e drejtimit në klubin anglez. Kjo gjë mund të çojë në largimin e dytë dhe ndoshta të fundit nga Anglia.