SPORT, 11 Shkurt 2022, 12:09

Tonali si Gatuzo, shikoni videon kur i tregon lojtarit të Interit se kush është “shefi”

Tonali si Gatuzo, shikoni videon kur i tregon lojtarit të Interit se kush

Derbi i Milanos përfundoi me fitoren e Milanin 1-2 ndaj Interit.

Kjo ndeshje pati shumë polemika, me lojtarët e të dyja skuadrave që u përplasën në më shumë se një rast. Një ndër duelet më interesante ishte ai midis Dumfris dhe Tonalit.

Lojtari i Interit po përpiqej të ngrinte me zor Teo Hernandezin dhe në atë moment ndërhyri Tonali.

Mesfushori i Milanit në atë momente mbrojti shokun e tij të skuadrës dhe mediat italiane kanë zbuluar debatin mes tyre.

“Do të kujdesem unë për ty Teo! Ai është shoku im i ekipit, largohu. Shihemi poshtë në tunel pas ndeshjes”, ishin fjalët e Tonalit.

Mesfushori po kthehet në lider tek Milani dhe të kujton Gatuson, jo vetëm për numrin 8 që mban në fanellë, por dhe për nervozizmin që shfaq në fushë.