TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria dhe Kosova vazhdojnë ngjitjen e tyre në renditjen e FIFA-s. Për muajin janar kuqezinjtë e Edi Rejas dhe janë ngritur me një pozicion, duke u renditur në vendin e 65-të.
Edhe Kosova nga krahu tjetër ka ngjitur dy shkallë dhe tani pozicionohet në vendin e 109-të, pozicioni më i mirë i tyre në renditjen e FIFA.
Sa i përket tre vendeve të para në renditje nuk ka asnjë ndryshim me Belgjikën të parën, Brazili i dyti dhe Franca e treta.
Interesante është se Argjentina i ka “rrëmbyer” vendin e katërt Anglisë e cila në këtë mënyrë zbret në vendin e pestë.
Më pas deri në vendin e dhjetë nuk ka asnjë ndryshim. Gjermania është përmirësuar me një pozicion dhe tani renditet e 11-ta.

