TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vllaznia është skuadra e dytë që kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi e fitoi edhe ndeshjen e dytë kundër Flamurtarit me rezultatin minimal 1-0 (e para përfundoi 2-1).
Shkodranët e shënuan golin e qetësisë në minutën e 70-të, me anë të mesfushorit Mustedanagic. Boshnjaku me kokë e dërgoi topin në rrjetë.
Vlonjatët u munduan të surprizojnë dhe që në minutën e shtatë goditën shtyllën pingule me anë të Ribajt. Sulmuesi në një rast tjetër goditi mbi tra, kurse një minutë para mbylljes së kohës së rregullt u kap pozicion jashtë loje nga VAR në golin e shënuar nga Indio Oliviera.
Vllaznia, para golit të Mustedanagic, goditi shtyllën pingule me anë të sulmuesit Mehdi Çoba. Pas shënimit të golit, kuqeblutë e ruajtën epërsinë dhe vijojnë rrugëtimin në Kupë, kompeticion që e kanë fituar sezonin e shkuar.