SPORT, 10 Shkurt 2022, 23:32

Juventusi kalon Sasuolon mes vuajtjesh, Vlahoviç bëhet sërish heroi i “zonjës”

Juventusi kalon Sasuolon mes vuajtjesh, Vlahoviç bëhet sërish
Futbollistët e Juventusit duke festuar pas një goli

Juventusi arriti një fitore me vuajtje përballë Sasuolos në “Allianz Stadium”, për të arritur në gjysmë-finale të Kupës së Italisë.

Ishte sërish serbi Dushan Vlahoviç, i cili vendosi fatet e këtij takimi, me një gol personal dhe i ndihmuar pak nga fati.

Padyshim spektakël në këtë sfidë dha portieri i Sasuolos, 40-vjeçari Pegolo, i cili arriti t’i mohonte Juves disa gola të sigurt, por jo fitoren.

Kështu Juventusi do të gjejë Fiorentinën në gjysmë-finalen e Kupës së Italisë, ish-ekipin e yllit të ri, Vlahoviç.

REZULTATI:

JUVENTUS 2-1 SASUOLO

Dibala 3′ , Vlahoviç 88’/ H. Zh. Traore 24′