TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Entoni Marsial u largua nga Mançester Junajtidi në ditët e fundit të merkatos së janarit dhe tani është pjesë e Seviljes.
Francezi ka pranuar se zërat për një kalim te Juventusi e Barcelona kanë qenë të vërteta, por ai zgjodhi andaluzët për një arsye shumë të rëndësishme.
“Juve e tentoi për shumë ditë blerjen time, kjo është e vërtetë, por duke folur me menaxherin tim i thashë se preferoja Seviljen e cila m’u duk si alternativa më e mirë për mua dhe për familjen.
Kur i them diçka dikujt, nuk ndryshoj. Unë e respektoj fjalën e dhënë gjithmonë.
E dija se duhet të luaja dhe minutazhi është gjëja më e rëndësishme për mua. Sevilja është një klub i mirë, një klub familjar. Për mua ishte vendimi i duhur”, ka zbuluar sulmuesi francez Entoni Marsial.