SPORT, 24 Gusht 2022, 14:17

Roma vazhdon të godasë në merkato, verdhekuqtë pranë akordit përfundimtar me kampionin e Europës

Roma vazhdon të godasë në merkato, verdhekuqtë pranë

Roma e Zhoze Murinjos duket se nuk di të ndalet në këtë merkato, me verdhekuqtë që janë shumë pranë akordit përfundimtar me Andrea Belotin.

Siç raportojnë mediat italiane, sulmuesi që e mbylli me Torinon, shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet me klubin nga kryeqyteti italian.

Trajneri portugez e ka gjetur formulën për t’i përmbushur kushtet 28-vjeçarit, duke larguar Feliks Afena drejt Kremonezes dhe Xhastin Klajvert drejt Fulhemit.

Beloti është një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Torinon dhe kështu e vetmja gjë që Roma duhet të bëjë është t’i ofrojë atij një kontratë bindëse.