TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi do të zhvillojë në ditët e ardhshme një fazë përgatitore në Gjermani. Bardhezinjtë do të zhvendosen deri më datë 9 gusht në Herzogenaurah, qendrën e Adidas në Gjermani, ku do të vijojnë përgatitjet për këtë edicion. Përgatitje të cilat do të mbyllen me miqësoren me datë 10 gusht ndaj Borusia Dortmund para kthimit në Itali.
Klubi bardhezi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për këtë fazë përgatitore dhe bie në sy fakti se në të janë të gjithë, edhe lojtarë të cilët pritet t’i japin lamtumirën Juventusit në ditët në vijim si Ueah, Duglas Luiz, Artur apo Vlahoviç.
PORTIERË: Perin, Pinsoljo, Di Gregorio, Skalja.
MBROJTËS: Bremer, Gati, Kelli, Kalulu, Rugani, Kabal, Djalo, Rouhi, Zhil.
MESFUSHORË: Lokateli, Artur, Kopmainers, MekKeni, Axhiç, Kostiç, Turam, Mireti, Zhoao Mario, Duglas Luiz, Kambiaso,
SULMUES: Vlahoviç, Konseisao, Jilldiz, Niko Gonzalez, Ueah, David, Pietrelli.