TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Yunus Musah është shumë afër që të bëhet një lojtar i ri i Milanit. Shitja e Ante Rebic te Besiktas duket se ka zhbllokuar përfundimisht negociatat për mesfushorin amerikan.
Detajet përfundimtare ende mungojnë, por takimi i radhës mes kuqezinjve dhe drejtuesve të Valencias duhet të jetë vendimtar në mbylljen e marrëveshjes. Tashmë në fillim të javës së ardhshme, 21-vjecari i cili ka nënshtetësi italiane, i rritur në Castelfranco Veneto, mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.
Ndërkohë, siç u përmend, është bërë gjithçka për transferimin në Turqi të Rebiç, tashmë jashtë projektit teknik dhe as i thirrur për turneun në SHBA. Kroati duhet të vendoset përgjithmonë me Besiktas dhe t’u thotë lamtumirë kuqezinjve pas 4 sezonesh dhe 29 gola në 123 ndeshje.