SPORT, 27 Korrik 2023, 16:10

Emre Çan zgjidhet kapiten i Dortmundit, trajneri Terziç: Është futbollisti i duhur për atë rol

Emre Çan zgjidhet kapiten i Dortmundit, trajneri Terziç:

Marko Reus dorëzoi shiritin e kapitenit të Borusia Dortmundit, dhe pas 5 vitesh një tjetër futbollist do të marrë rolin e tij.

Kjo përgjegjësi i është dhënë Emre Çan i cili 5 ditë më parë rinovoi kontratën deri në 2026-ën.

“Do të përpiqem të jem i njëjti si gjithmonë, jam jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i një ekipi kaq të rëndësishëm. Do të doja të falënderoja të gjithë të përfshirë”, deklaroi mesfushori.


“Emre është një fitues i lindur që i pëlqen të marrë përgjegjësi dhe e njeh mirë mjedisin. Në çdo bisedë që kam pasur me të kam qenë i bindur se ai ishte personi i duhur”, u shpreh trajneri Edin Terziç.