SPORT, 28 Korrik 2023, 13:37

Klubi i njohur i MLS-së i bën ofertë sulmuesit të Kombetares, shqiptari drejt skuadrës që luajti dhe Ibrahimoviç

Klubi i njohur i MLS-së i bën ofertë sulmuesit të

Rei Manaj është pa skuadër që nga shkurti i këtij viti, pasi Uatfordi vendosi t’i ndërpriste kontratën. Prej kohësh sulmuesi shqiptar është në kërkim të një skuadre dhe duket se oferta e parë për të mund të vijë përtej oqeanit.

Siç bëjnë me dije mediat amerikane, klubi që interesohet për shërbimet e 26-vjeçarit është pikërisht LA Galaksi.

Kujtojmë që për Galaksi kanë luajtur dhe emra të mëdhenj të futbollit europian si Dejvid Bekham, Stiven Xherrard dhe Zllatan Ibrahimoviç.