SPORT, 27 Korrik 2023, 22:13

Nuk ka mrekulli në Stamboll, Tirana bie ndaj Besiktas, një debutues mban gjallë shpresat bardheblu

Nuk ka mrekulli në Stamboll, Tirana bie ndaj Besiktas, një debutues

Mrekullitë ekzistojnë por jo këtë herë. Tirana pësoi disfatë 3-1 ndaj Besiktas në “Vodafone Arena”, në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League.

Në minutat e para bardheblutë provuan me kundërsulme për të vendosur në vështirësi skuadrën turke, por pa ia dalë dot. Të besuarit e Gunes morën epërsinë e takimit në minutën e 21-të, kur Masuku krosoi për Bulut, i cili u tregua i saktë para porte.

Besiktas shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë, pasi në fundin e fraksionit një e majtë e bukur e Mulekas shkoi pas shpinës së portierit Selmani.

Në pjesën e dytë vendasit rritën akoma më shumë presionin, në kërkim të golit të 3-të. Aboubakar provoi në minutën e 61-të, por Selmani priti goditjen qëndrore.

Tirana do futej sërish në lojë në minutën e 83-të, falë Kainas, i cili ngushtoi shifrat. Debutim fantastik në ndeshje zyrtare i sulmuesit brazilian, duke shënuar një gol me mjaft vlerë.