SPORT, 28 Korrik 2023, 08:49

Pikantet e Beshiktash-Tirana/ Tifozët nuk i braktisin bardheblutë, vetëm 8 shtete në botë kishin të drejtën e transmetimit

Pikantet e Beshiktash-Tirana/ Tifozët nuk i braktisin bardheblutë,

Në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Tiranës ka pasur disa të veçanta. Duke filluar nga sherri mes tifozëve vendës dhe transmetimi deri në Hong-Kong, ja çfarë nuk u pa në televizion.

-Tetë shtete e jepnin sfidën e djeshme mes Beshiktasht dhe Tiranës. Në Shqipëri transmetohej nga “MCN TV”, në Austri, Gjermani nga “Sport Dixhital”. Në Hong Kong dhe Macau nga “M Plus Live”, në Zvicër nga “Sport Dixhital”, në Turqi nga “S Sport+” dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga “Paramount+”.

-Beshiktashi kishte fituar të 4 ndeshjet e luajtura me skuadrat shqiptare në Kupat e Europës. Skuadra bardhezi ka mundur me rezultatin 2-0 dhe 1-0 Dinamon e Tiranës në turin e parë të Kupës së Kampionëve në sezonin 1986- 1987 dhe e eliminoi. Duke luftuar kundër Skënderbeut në fazën e grupeve të UEFA Europa League në sezonin 2015-2016, Beshiktashi arriti të mposhtë kundërshtarin e tij me rezultatin 1-0 dhe 2-0.

-Në skuadrën shqiptare me më shumë kampionate (26), në skuadrën e Tiranës janë Gentian Selmani, i cili ruajti për një kohë portën e Menemensporit dhe Bolusporit, si dhe Kristal Abazaj, i cili ka luajtur për Istanbulsporin.

-Pas një aventure të gjatë tifozët e Tiranës kanë mbërritur në Stamboll. Mësohet se përkrahësit bardheblu janë bllokuar 3 orë në kufirin greko-turk, por në fund ia kanë dalë të jenë në ndeshje.

Madje “Tirana, Tirana” është dëgjuar edhe në transmetimin TV. Në stadium janë parë mbi 100 tifozë bardheblu. “Fanatics” kanë shpalosur flamurin e tyre dhe kanë nisur mbështetjen ndaj skuadrës bardheblu.