SPORT, 3 Shtator 2022, 18:39

Reali është perfekt, "Los Blancos" mposhtin edhe Betisin

Reali është perfekt, "Los Blancos" mposhtin edhe Betisin

Reali i Madridit ka arritur në tjetër fitore në ditën e sotme, ku ka mposhtur Real Betisin me rezultatin 2-1, suksesi i katërt rresht i kampionëve të Spanjës.

Vinicius (9') dhe më pas Rodrigo (65') siguruan këtë sukses të madrilenëve, me Betisin që provoi të thoshte fjalën e tij me Kanales që gjeti golin e barazimit momental në minutën e 17-të.

Reali ngjitet kështu në vendin e parë të renditjes me 12 pikë pas katër javëve të para të luajtura në La Liga.

Reali është perfekt, "Los Blancos" mposhtin edhe Betisin