SPORT, 3 Shtator 2022, 17:53

Freiburgu komandon në Bundesligë, Bajerni i Mynihut ngec në Berlin

Freiburgu komandon në Bundesligë, Bajerni i Mynihut ngec në

Bajerni i Mynihut nuk ia ka dalë të fitojë në Berlin. Kampionët në fuqi të Gjermanisë barazuan 1-1 kundër Union Berlin, me një ndeshje që nisi me golin e vendasve, për javën e 5-të të Bundesligës.

Beker që në minutën e 12-të e çoi topin në rrjetë, por festa zgjati  shumë pak. Kimich (15) vendosi baraspeshën dhe më pas Bayern u mundua të shënonte golin e fitores, por pa sukses.

Freiburgu ka përfituar dhe me fitoren 3-2 në transfertë kundër Bajer Leverkuzenit, ka marrë vendin e parë në klasifikim. Festë edhe për Verder Bremen, që mposhti 2-0 Bokumin e vendit të fundit.

Shtuttgart-Shalke përfundoi në barazim 1-1, kurse Këln mundi jashtë fushe me rezultatin 4-2 skuadrën e Volfsburg.

Freiburgu komandon në Bundesligë, Bajerni i Mynihut ngec në