SPORT, 3 Shtator 2022, 18:15

Premier Ligë/ Broja protagonist në fitoren e Çelsit, triumfon edhe Totenhemi i Kontes

Premier Ligë/ Broja protagonist në fitoren e Çelsit, triumfon

Çelsi ka arritur një fitore me përmbysje përballë Uest Hemit (2-1) në shtëpi, duke marrë tri pikë të rëndësishme pas asaj disfate me Sauthemptonin.

Sfida u komplikua për “Blutë” kur pësuan një gol nga Antonio në mionutën e 62’-të. Por Çiluell në 76-të dhe Havertz në minutën e 88- të përmbysën rezultatin.

Në golin e dytë protagonist ishte dhe Armando Broja, i cili ndërtoi aksionin që solli festën, duke pasuar për Çiluell, që dha pasin e fundit për Havertz.

Armando Broja hyri në fushën e lojës në minutën e 60-të si zëvendësues i Galager.

Gjithashtu fitoi dhe Totenhemi i Antonio Kontes, ku mundi në shtëpi Fulhamin me rezultatin 2-1.

Premier Ligë/ Broja protagonist në fitoren e Çelsit, triumfon