SPORT, 2 Shtator 2022, 21:03

Çelsi i beson të ardhmen Brojës me një superkontratë, pronari Bohli: Armando ka kaq shumë talent

Çelsi i beson të ardhmen Brojës me një

Armando Broja jo vetëm që nuk ka lëvizur nga Çelsi gjatë merkatos së verës, por klubi anglez i ka besuar atij të ardhmen e sulmit. L

ondinezët kanë zyrtarizuar në pasditen e të premtes rinovimin me një superkontratë për futbollistin e përfaqësueses shqiptare, duke e lidhur atë me këtë ekip deri në vitin 2028.

Një sinjal i qartë i besimit të klubit, me presidentin Tod Bohli i cili ka folur me elozhe për futbollistin shqiptar pas firmës.

“Ne jemi të lumtur që Armando i është përkushtuar në këtë mënyrë Çelsit. Ai është një sulmues i ri dhe entuziazmues dhe një pjesë e madhe e planeve tona për të ardhmen”, tha presidenti i klubit për faqen e londinezëve.

Ndërkohë, bashkëpronarët e klubit, Behdad Eghbali dhe Hose E. Feliciano, shprehën gjithashtu admirimin e tyre për Brojën.

“Armando ka kaq shumë talent dhe ne jemi besimplotë se ai mund ta përmbushë atë te Çelsi. Ne presim me padurim që të shohim zhvillimin e tij në këtë sezon dhe në të ardhmen”, ishin fjalët e drejtuesve më të lartë të klubit për futbollistin e kombëtares shqiptare