SPORT, 3 Shtator 2022, 09:04

Kategoria Superiore/ Derbi merr vëmendjen totale, në fushë zbret edhe Kukësi. Ja sfidat e ditës së sotme

Kategoria Superiore/ Derbi merr vëmendjen totale, në fushë zbret

Sot, Kategoria Superiore do të zhvillojë dy ndeshje të tjera, të vlefshme për javën e tretë në edicionin e ri futbollistik 2022/2023.

Në orën 15:00, në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet derbi i qarkut të Durrësit, Erzeni i Shijakut ndaj Teutës.

Ekipi i drejtuar nga Xhevahir Kapllani vjen pas një starti surprizues me një fitore ndaj Vllaznisë dhe me një barazim javën e kaluar ndaj Kastriotit, ndërsa të besuarit e Renato Arapit vijnë në këtë derbi me një humbje javën e parë ndaj Laçit dhe me një barazim kundër Bylisit.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena”, dueli Kukësi-Kastrioti.

Të dyja ekipet vijnë me të njëjta rezultate teksa do të provojnë të marrin tre pikëshin e parë në këtë javë.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

Kategoria Superiore/ Derbi merr vëmendjen totale, në fushë zbret

RENDITJA –

Kategoria Superiore/ Derbi merr vëmendjen totale, në fushë zbret

GOLASHËNUESIT –

Kategoria Superiore/ Derbi merr vëmendjen totale, në fushë zbret