TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kukësi shtanget në shtëpi nga Kastrioti, me rezultatin 1-2, ndërsa në Durrës derbi lokal mes Erzenit dhe Teutës përfundoi në barazim 0-0, takime të vlefshme për javën e tretë të Superoriores.
Verilindorët e pësuan në shtëpi me përmbysje. Zivkovic (61') në fillim të pjesës së dytë shënoi për Kukësin, që nuk festoi dot gjatë.
Prenkoçeviç (69') ia doli të shënonte golin e barazimit, kurse në minutën e fundit të kohës së rregullt shtangu portierin Tafas edhe sulmuesi Marinaj, i cili i dha fitoren Kastrioti.
Në Durrës nuk pati asnjë gol të rregullt, edhe pse në pjesën e dytë Erzeni e çoi topin në rrjetë. Goli u anulua për pozicion jashtë loje dhe mund të ketë polemika për të. Teuta vazhdon të mos fitore në kampionat.
Java e 3-të
ERZENI-TEUTA 0-0
KUKËSI-KASTRIOTI 1-2
Zivkovic 61’ / Prenkoçeviç 69’, Marinaj 90’